Futboll / KF Vëllaznimi nuk e ka ndërmend të heqë dorë nga Raiffeisen Superliga e Kosovës në futboll
nga AlbaniaSoccer   E premte, 09 Prill 2010 20:42   Shtyp

vellaznimiI motivojme me premio speciale

"Te premten do te na tregojne se per cfare premio behet fjale.Sigurisht se kjo premio do te jete speciale.Premio eshte e mireseardhur ,pasi do te jete edhe nje motivim shtese per ne.Te gjithe jemi te vetdijshem se cdo loje eshte si finale.Besoj se nga Prizreni do te kthehem me rezultat  pozitiv"ka thene Erdin Hashani

Prishtinë, 9 prill - Drejtuesit e skuadrës së Vëllaznimit të premten do ta bëjnë publike preminë që do ta ofrojnë për futbollistët nëse arrijnë të shënojnë fitore kundër skuadrës së Lirisë. Këtë lajm e ka bërë me dije mbrojtësi Erdin Hashani, i cili është i bindur se skuadra e tij do të marrë rezultat pozitiv në Prizren.

“Të premten do të na tregojnë se për çfarë premie bëhet fjalë. Sigurisht se kjo premi do të jetë speciale. Premia është e mirëseardhur, pasi do të jetë edhe një motiv shtesë për ne. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se çdo lojë është si finale. Besoj se nga Prizreni do të rikthehemi me rezultat pozitiv”, ka thënë Erdin Hashani.

Futbollisti i cili në stinorin vjeshtor mbrojti ngjyrat e skuadrës së KEK-ut, është tejet optimist se skuadra gjakovare do të arrijë të mbijetojë në Raiffeisen Superligën e Kosovës në Futboll. Sipas tij, kësaj skuadre nuk i mungon asgjë për të qenë pjesë e elitës së futbollit të Kosovës.

“I kemi bërë dy lëshime në shtëpi. Po të mos gabonin edhe skuadrat e tjera, do të ishte vështirë për ta siguruar mbijetesën, por tash është shumë më lehtë. Nuk besoj se do të largohem nga Superliga. Vëllaznimi i ka të gjitha për të qenë pjesë e elitës. Ka shumë futbollistë cilësorë dhe me përvojë të madhe”, ka shtuar ai.

Mbrojtësi gjigand, edhe pse gjatë karrierës ka ndërruar shumë skuadra të ndryshme, ka vendosur t’i qëndrojë besnik skuadrës së Vëllaznimit. Ai ka kontratë deri në fund të kampionatit, por mendon të qëndrojë edhe më gjatë në Gjakovë.

“Po ndihem mirë në skuadrën e Vëllaznimit. Kontrata ime është deri në fund të këtij sezoni, por mendoj të vazhdoj përsëri me këtë skuadër”, ka shtuar Hashani. Aktualisht skuadra e Vëllaznimit renditet në pozitën e parafundit me 19 pikë të tubuara.

Veton Zymberi

komente