Futboll / Prishtina fiton ndeshjen më rezultat zyrtar 3:0, ndaj Ferizajt
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 21 Prill 2010 17:08   Shtyp

prishtina_-ferizaj_2Prishtinë, 21 prill - Kampionia në fuqi, Prishtina, ka fituar ndeshjen më rezultat zyrtar në tavolinë 3:0 ndaj Ferizajt, për shkak se skuadra e Ferizajt, ka angazhuar në lojë Burim Çerkini, i cili ka pasur tre kartona të verdhë.

“Komisioni Disiplinor i Garave të Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), ka regjistruar të gjithë takimet e Javës së 25-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll më rezultatet e arritura në terren, përveç takimit Ferizaj - Prishtina, e cila është regjistruar më rezultat zyrtar 0:3 në favor të Prishtinës”, është thënë në njoftimin e FFK-së. Prishtina më këtë fitore ngjitët në pozitën e pestë me 39 pikë të tubuara.

Veton Zymberi

komente