Futboll / Flamurtari - Besa 1:0 (0:0)
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Maj 2010 19:45   Shtyp
flamurtari-prishtinaArtan Gashi “penicilinë” edhe për Besën

Shënues: Gashi (69)

Prishtinë, 2 maj - Sulmuesi më i rrezikshëm i Flamurtarit, Artan Gashi, sikurse edhe në shumë takime të tjera edhe në ballafaqim mes Besës e Pejës, i ka siguruar edhe tri pikë të reja skuadrës së tij.

Flamurtari dhe Besa, janë përballur të dielën në “Xhemail Ibishi”, në kuadër të Javës së 28-të të Raiffeisen Superliga e Kosovës në Futboll.

Ishin pejanët të parët që nëpërmjet Blerim Hysenlekaj (4), rrezikuan portën e Flamurtarit, por goditja e tij nuk ishte e saktë. Nikoqirët kërkuan golin e epërsisë edhe nëpërmjet Jetullahut (22), por goditjen e tij më kokë e ndali portieri Valmir Bytyçi.

Në fraksionin e dytë  të lojës skuadra e Flamurtarit shënoi golin e fitores në minutën e 69', kur Artan Gashi përfiton nga një top i dëbuar portieri i mysafirëve dhe shënon golin e fitores, gol që i solli trepikëshin djemve të Jusuf Tortoshit. Pejanët gjatë kësaj pjesë kanë mundur të shënojnë nëpërmjet Mensur Durakut (55), por gjuajtja e tij shkoi skaj portës së vendësve.

Deklaruan pas lojës:

Jusuf Tortoshi, trajner i Flamurtarit: “Luajtëm me një skuadër me përvojë siç është Besa dhe nuk ishte aspak e lehtë. Me meritë shënuam fitore, pasi kishim disa raste shënimi. Besoj se edhe në ndeshjet e ardhshme do të tregojmë rezultate pozitive”.

Genc Hoxha, trajner i Besës: “Gjithçka bëmë në këtë ndeshje, por nuk arritëm të shënojmë gol për të cilin luhet edhe futbolli. Loja ishte shumë e fortë dhe kushtet ishin të përshtatshme për lojë. Flamurtari me meritë fitoi përballjen kundër nesh”.

Box

Flamurtari - Besa 1:0

Stadiumi i Flamurtarit në  Prishtinë.

Shikues: rreth 300.

Gjyqtarë: H. Hajdari, E. Baliqi, M. Rrahmani.

Kartonë të verdhë: Sylejmani.

FLAMURTARI: Fejza, M. Humolli (J. Mehmeti), Dervishi, A. Mehmeti, F. Humolli (Marniku), Bajgora, Sylejmani, Osmani (Sejdiu), Jetullahu, Gashi, Gjonbalaj.

BESA: Bytyçi, Demaj, Cacaj, Bajraktari, Papuçi, Kasapi, Duraku, Çekaj, Zeka (Gacaferri), Gashi (Ahmeti), Hysenlekaj.

Fatmir Bytyci


komente