Edmond Rugova drejtor gjeneral i FC Prishtina
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 26 Shtator 2009 06:26   Shtyp

Kampionia aktuale e Kosovës në Futboll, Prishtina, të premten në një konferencë me media ka perzgjedhesi-edmond-rugovaprezantuar Edmond Rugovën si drejtor gjeneral të klubit. Rugova para disa muajsh ka dhënë dorëheqje nga posti i përzgjedhësit të Përfaqësueses së Kosovës.

Nënkryetari i klubit të FC Prishtinës, Afrim Muçiqi, i cili ka bërë të ditur vendimin e Bordit të klubit për emërimin e Rugovës në këtë post. “Kam kënaqësinë që para jush të prezantoj në postin e drejtorit gjeneral, Edmond Rugovën. Ai po rikthehet në shtëpinë e tij dhe i njeh mjaft mirë rrethanat e futbollit në Kosovë, pasi deri para disa muajsh ishte në krye të Përfaqësueses. Jam i bindur se nga sot Prishtina do të ketë një menaxhim më profesional”, ka thënë Muçiqi. Në anën tjetër, Edmond Rugova është shprehur i nderuar për besimin e dhënë nga skuadra kampione.

“Është privilegj dhe nder të jesh pjesë e Prishtinës. Vij në shtëpinë time, ku kam arritur afirmimin e plotë si futbollistë. Falënderoj Bordin e klubit për besimin e dhënë dhe ju premtoj se fryma sportive, korrektësia dhe disiplina në punë do të mbizotërojnë në klubin e Prishtinës”, ka thënë Rugova.

Fatmir Bytyci

komente