Prishtina merr trepikëshin ne Gjilan
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 07 Tetor 2009 19:41   Shtyp

prishtina_liriaPrishtina, pas nje mori te rezultateve te dobëta u kthehet fitoreve. Kampionet ne fuqi, kane mundur Gjilani 2-0, te merkuren ne Gjilan, ne kuadër te Javes se 11-te te Raiffeisen Superliga e Kosoves ne Futboll. Golat per kryeqytetasit i shenuan Azem Ahmeti ne minuten e 5-te dhe Astrit Salihu ne minuten e 1-te. Me këtë fitore, Prishtina edhe një herë ka dëshmuar se e vazhdon traditën e lojërave dhe rezultateve të mira në Gjilan. Gjilani, u mundua mjaft te bente kthim ne rezultat, megjithatë përpjekje e tyre ishin të kota, meqë mbrojtja prishtinase  mbeti e pamposhtur. Në dhjetë minutat e fundit të lojës  dy skuadrat mbetën me nga një lojtar më pak në fushë, pasi gjyqtari kryesor Medin Ferati, pas dy të verdhëve nigerianit Cjijiokes dhe mbrojtësi të Prishtinës Alievksit ua tregoi  edhe kartonin e kuq, duke ua treguar rrugën drejt dhomave te zhveshjeve.

Fitorja e Prishtines, vjen pas nje varg rezultateve te dobëta, kurse Gjilani, pas kësaj humbje edhe me tutje mbetet ne zonen e rrezikshme te renditjes tabelore.

Deklaruan pas lojës:

Agron Selmani, trajner i Gjilanit: “Edhe kësaj radhe tregoi se Prishtina tradicionalisht po fiton në Gjilan. Lojtarët tanë hynë në fushë me ngarkesë dhe medoemos për të fituar, mirëpo pozita jonë e fundit nuk na lejon të kemi komoditet në lojë, derisa Prishtina fitoi me meritë”.

Skënder Shengyli, trajner i Prishtinës: “Luajtëm shumë me mençur se në ndeshjen kundër Hysit, duke e detyruar kundërshtarin të gabojë dhe më pas përmes kundërzbritjeve ta ndeshkojme, gjë që edhe kështu ndodhi. Me këtë fitore jemi rimekembur paksa, ndonëse na presin ndeshje  të vështira në vijim të kampionatit”.

Gjilani – Prishtina 0-2

Stadumi i qyteti në Gjilan, shikues rreth 1500

Gjyqtarë: M.Ferati,  G.Daka, N.Ibrahimi

Kartona të verdhë: Muji(GJ) – Miftari, Dajaku, Ibrahimi(P)

Kartuna të kuq: Cjijioke(GJ)- Alievski(P)

GJILANI: Sermaxhaj, Uka (Zeqiri), Ukzmajli, Bajrami, Hyseni, Preniqi (Murseli), Syla, Idrizi(Frangu), Osmani, Muji, Cjijioke.

PRISHTINA: Miftari, Krasniqi, Alievski, Vokshi, Berisha, Kozhani(Dajaku), Ahmeti, Sermxhaj, Fazliu, Saliagiq, Ibrahimi(Haliti).

 

komente