Liria / Mullallari: S’kemi pritur fitore kaq të lehtë
nga Yll Begu   E shtunë, 12 Mars 2011 23:50   Shtyp

mullallariKapiteni i Lirisë, Rafet Mullallari ka pranuar se askush në skuadrën e tij nuk ka pritur një fitore aq të lehtë në duel me rivalin fqinj, Ballkanin, të cilin sot (e shtunë) e mposhtën me rezultat 3:0, në kuadër të javës së 19-të në Raiffeisen Superligë. “Gjatë tërë javës kemi menduar vetëm për fitore kundër Ballkanit dhe falë angazhimit maksimal ia arritëm qëllimit. Në çdo aspekt të lojës ishim më të mirë se sa therandasit. Aplikuam një lojë të pëlqyeshme për sytë e tifozëve dhe në fund nuk mungoi as rezultati. Realisht nuk e kemi pritur një fitore kaq të lehtë, por në bazë të rasteve që kishim mendoj se Ballkani ka mundur të pësojë edhe më keq”, deklaroi Mullallari, i cili realizoi golin e tretë në minutën e 52-të për Lirinë në këtë sfidë. Dy golat e tjerë i shënuan Alban Dylazeka (7’) dhe Fatih Karahoda (25’).

komente