Raiffeisen Superliga / Prishtina barazoi në “Adem Jashari”
nga Yll Begu   E diel, 03 Prill 2011 16:50   Shtyp
prishtina_liriaFutbollistët e Prishtinës kanë arkëtuar një pikë në duel me skuadrën kampione në fuqi në Raiffeisen Superligë, Trepçën, në sfidën e zhvilluar në “Adem Jashari” në Mitrovicë në praninë e rreth 4.000 shikuesve. Derbi i javës së 22-të ka përfunduar me rezultat 1:1. Me këtë barazim Prishtina tash ka vetëm 7 pikë epërsi ndaj Hysit, pasi kjo e fundit shënoi fitore në duel me Vëllaznimin. Golat e sfidës në Mitrovicë u shënuan nga Ardian Kozhani në minutën e 74-të për prishtinasit dhe Visar Shkupollit, në minutën e 85-të për mitrovicasit.

Raiffeisen Superliga
Trepça-Prishtina    1:1
Ballkani-Trepça’89    1:1
Ferizaj-Drenica    2:0
Hysi-Vëllaznimi    2:1
Flamurtari-Besa    1:0
KEK-u-Liria    4:2

Liga e Parë
Feronikeli-Ulpiana    0:0
R.Sadiku-Dukagjini    0:0
Gjilani-Drita    0:0
2 Korriku-Llapi    0:0
Kosova (V)-Sharri    4:0
Lepenci-Istogu    2:2
Kaolini-Studençani    1:1, u ndërpre në min.90.
Rahoveci - pushoi.
komente