Raiffeisen Superliga / Liria - Drita 2-3
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 29 Tetor 2011 17:34   Shtyp
liria_kf_fatih_karahodaMostabilizimi i skuadres se Lirise ne rezultate vazhdon. Skuadra nga Prizreni fiton nje jave dhe humbet ne javen tjeter. Kete rradhe skuadra e Lirise humbi ne shtepine e vete duke u mundur nga Drita, pas nje loje me dy fytyra. Nje pjese e pare qe u dominua nga skuadra vendase dhe pjesa e dyte qe u dominua komplet nga skuadra mike.

Liria e filloi takimin forte duke u munduar te shenoje qe ne fillim te takimit me presionin e ushtruat ne porten e mbrojtur nga Artan Latifi. Ne minuten e 24-rt perpjekjet e vendasve u konkretizuan me golin e Muriqit. Kjo nuk zgjati shume, pasi 5-6 minuta me vone miqte nga Gjilani shenuan me ane te Visar Sermaxhaj duke barazpeshuar takimin. Vendasit, te cilet po luanin ne epersi te plote, i konkretizuan sulmet e tyre me golin e shenuar nga Allsen Rama ne minuten e 33-te duke e mbajtur me kete rezultat lojen deri ne perfundim te pjeses se pare.

Pjesa e dyte ishte nje tabllo krejt ndryshe, ku miqte dominuan plotesisht dhe shenuan dy here me ane te Halimit dhe Jetullahut brenda harkut te 5 minutave.

Halimi shenoi ne minuten e 65-te pas nje kundersulmi te shpejte, ndersa jetullahu shfrytezoi rastin e krijuar me nje nderrhyrrje te shpejte duke i dhene avantazhin drites qe e ruajti kete rezultat deri ne fund te takimit duke neutralizuar sulmet e pakta te pafuqishme te vendasve.

Thane pas ndeshjes:

Skender Kapra - Zv. trajner i Lirise : "Mungesa e pervojes ndikoi ne kete takim. Ne luajtem nje pjese loje shume mire ne fillim dhe ne pjesen e dyte Drita luajti me mire qe e meritoi fitoren dhe tregoi se eshte ekip me pervoje".

Bekim Isufi - Trajner i Drites: " E merituam fitoren, ndonese ne pjesen e pare ishim ne disavantazh. Dominuam pjesen e dyte dhe kjo na ndihmoi qe te fitonim piket maksimale dhe te arrinim objektivin".


Kliko - Skeda e ndeshjes

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide