Grumbullohet përfaqësuesja e Kosovës
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 12 Nentor 2009 18:05   Shtyp

albert_bunjaku_kosovaPër të dytën herë në drejtimin e përzgjedhësit Albert Bunjakut, do të grumbullohet përfaqësuesja e Kosovës në Futboll. Të ftuarit e Bunjakut, nesër do të nisin grumbullimin, i cili do të zgjasë tri ditë.

Stërvitjet do të mbahen në stadiumin e KEK-ut në Kastriot, në stadiumin  e 2 Korrikut dhe të Flamurtarit.

“Nesër në konferencën për medie Bunjku, do të bëj publike listën e të ftuarve për grumbullimin e dytë”, është thënë nga zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK).

Mësohet se pas këtij grumbullimi, përfaqësuesja e Kosovës, në muajin janar në Turqi, do të mbaje grumbullimin e radhës.

Fatmir Bytyçi

komente