Flamurtari fillon ofensivën e përforcimeve
nga AlbaniaSoccer   E diel, 13 Dhjetor 2009 19:33   Shtyp

flamurtari-prishtinaDrejtuesit e skuadrës së Flamurtarit janë duke bërë përpjekje për të transferuar tre futbollistë nga skuadra e Prishtinës. Sulmuesi boshnjak, Suad Saliagiq dhe mbrojtësit Labinot Ibrahimi dhe Fidan Hasani janë treshja që pritet ta forcoj formacionin e Husuf Tortoshit. Ndërsa sipas të gjitha gjasave edhe dy futbollistët e Dritës, Afrim Shaqiri e Armend Kastratin mund të behën kuqezi.

KF Flamurtari deri me tash është përforcuar vetëm me sulmuesin Valon Seferin, kurse nga kjo skuadër është larguar kapiteni Faton Zejnullahu.

Veton Zymberi

komente