Kategoria 1 / Elbasani-Lushnja 1-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Mars 2010 23:24   Shtyp

elbasani_thumbArbitrat i mohojne fitoren lagunareve !

 

Skuadra e Lushnjes i ka dhene leksione futbolli skuadres verdheblu te Elbasanit e cila ne kete faze te dyte te kampionatit eshte shfaqur me e dobet se ne fazen e pare. Skuadra Myzeqare ka luftuar mire per topin e pare dhe ka dale fituese ne te gjitha dyluftimet. Mesfusha e vendasve ka qene inekzistente ne pjesen e pare. Lushnja kalon ne avantazh ne minuten e 40-te, me ane te Arbrit. Me fillimin e pjeses se dyte trajneri Alimehmeti ka bere dy zevendesime duke futur ne loje Hyshmerin dhe Raboshten dhe ka larguar Kucin dhe Ferrajn. Me futjen e talentit elbasanas Renato Hyshmeri mesfusha verdheblu gjallerohet, por sulmuesit kane qene ne nje dite te keqe. Miqte tregojne autoritet ne fushen e lojes dhe e kontrollojne mire ate. Bubeqi mund ta kishte mbyllur ndeshjen kur ka pasur dy raste te pastra shenimi, por porta e portierit Mancevski ka shpetuar fale fatit. Ne fushen e lojes ka pasur acarim ndermjet lojtareve dhe per nje moment arbitrit Pashaj loja i ka dalur nga kontrolli. Ne minuten e 90-te nje kundersulm i Elbasanit sjell golin e barazimit qe shenohet nga mbrojtesi Ramazani. Ketu vijne dhe reagimet e shumta te miqve pasi sipas tyre goli eshte shenuar duke shkaktuar faull dhe ne te njeten kohe nga nje pozicion jashte loje. Lojtaret Lushnjar kane prishur dhe pankinen ku ishin vendosur. Ne keto momente arbitri katert para se te jepte minutat shtese kercenohet nga trajneri Bano duke i thene qe te jepte vetem dy minuta, por ai jep kater minuta. Arbitri kryesor Bardhyl Pashaj e ka perfunduar lojen duke lejuar te luhen vetem nje minute e gjysem.

Elbasani: Mancevski, Ramazani,  Mehmetaj, Changarovski, Bello, Dalipi ( 72’ Gava), Capja, Merxha, Kuci ( 46’ Hyshmeri),  Ferra ( 46’ Raboshta), Dervishi - Trajner: Krenar Alimehmeti
Lushnja: Spaho, Sulo,  Alcani, Dhima,  Prela Topi, Cela, Korreshi,  Arbri ( 80’ Kule), Bubeqi ( 89’ Sula), Bizhyti - Trajner: Artan Bano
Shenues:  90’ Ramazani, 40’ Arbri
Gjyqtare: B.Pashaj, E.Doda, B.Mesi ( Tirane)
Kartone te verdhe: Ramazani,  Dalipi, Capja /Alcani


Klevis Bejkolli

komente