Partizani/ E premtja dita kur zbardhet fati per te kuqte
nga AlbaniaSoccer   E martë, 14 Shtator 2010 22:37   Shtyp

partizani_protestPer Partizanin vazhdojne ditet e veshtira. Ende nuk dihet e ardhmja e nje nder klubeve me te titulluara ne Shqiperi. Tifozet jane ne pritje per te mesuar se cilet do te jene drejtuesit, cila do te jete skuadra dhe cfare do te vendoset per te ardhmen. Sezoni ka nisur, por jo per Partizanin. Skuadra eshte bere viktime e dy aksionereve, Albert Xhani dhe Paro Laçi, qe pas konfliktit per drejtimin e klubit kane krijuar dy skuadra te ndryshme per kete edicion te Kategorise se Pare. Çeshtja eshte mjaft komplekse dhe shume e veshtire per t’u zgjidhur. Kjo eshte arsyeja perse Federata Shqiptare e Futbollit, ndryshe nga sa kishte bere te ditur, e ka shtyre serish marrjen e vendimit se cilin ekip do te federoje. Edhe pse gjate dites se hene pritej qe mjaft pikepyetje te zgjidheshi. FSHF-ja ka kerkuar kohe deri te premten per ti dhene zgjidhje kesaj ceshtje mjaft te komplikuar. Komiteti Ekzekutiv ka kerkuar me teper kohe per te shqyrtuar ne menyre me te detajuar dokumentacionin qe eshte paraqitur, mes te cilave figurojne vendime te Gjykates se Tiranes dhe te Qendres Kombetare te Regjistrimit (QKR)
Ne anen tjeter, shefi i sektorit te garave, Ilir Shulku, ka bere te ditur se federata do te konsultohet me nje studio ligjore per te zgjidhur kete problem. “Vendimi per Partizanin eshte shtyre, pasi me pare duhet te konsultohemi me nje studio ligjore”, deklaroi shefi i sektorit te garave ne FSHF. Nderkohe, aksioneri Paro Laçi, i cili eshte njohur me vendim gjykate si administratori i skuadres se kuqe, ka dorezuar nje kerkese ne Gjykaten e Tiranes ku ai pretendon nga kjo e fundit marrjen e nje vendimi final, ne menyre qe Partizani te nise normalisht kampionatin. Zgjidhja perfundimtare, mbetet per te premten, nderkohe qe koha nuk premton per te krijuar nje skuader ashtu si tifozet e deshirojne.

Enea Shtrepi

komente