Paro Laçi dhunohet në Rrogozhinë
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 20 Shtator 2010 16:36   Shtyp

paro-laci_2Ish-administratori i Partizanit Paro Laçi i njohur për konfliktin e tij të gjatë dhe gjygjin me presidentin e të kuqve Albert Xhani është dhunuar gjatë ndeshjes Egnatia-Rubiku(3-1) në Rrogozhinë. Ai tashmë është donator i ekipit të Rubikut në Kategorinë e Dytë dhe ditën e djeshme ka ndjekur ndeshjen në fushën sportive të këtij qyteti. Në një moment tifozeritë janë sharë e ofenduar me njëra-tjetrën aq sa ka filluar përleshja. Mes tyre ka qënë edhe Paro Laçi si donator i Rubikut duke u përfshirë në sherrin e madh mes tifozëve. Goditjet kanë qënë të ashpra me gurë dhe sende të forta, dhe tre tifozë rubikas janë gjakosur. Vetë Laçi është dhunuar, por pa patur dëmtime shumë të rënda. Sapo ka gjetur mundësinë ai është larguar nga stadiumi i Rrgozhinës me shpejtësi. Siç duket mbas konfliktit me Alber Xhanin, Laçin e ka ndjekur dhuna që në javën e parë të Kategorisë së Dytë.

Andi Kodra

komente