Apollonia - Ada/ Dhjete minuta dhune
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 09 Prill 2011 19:07   Shtyp

apolonia_stervitje_Rikthehet dhuna ne stadiumet tona. Sot protagonist jane bere futbollistet e dy ekipeve te Kategorise se Pare te Apollonise dhe te Ades. Ne minuten e 81’ te  takimit nje prej futbollisteve miq te Ades ka realizuar nje nderhyrje te rende ndaj mbrojtesit Da Silva te Apollonise per ti rrembyer topin gjate lojes, por ne vend te topit ai e ka demtuar rende ne kembe. Pas kesaj Da Silva i eshte kthyer kundra ketij futbollisti  per tu hakmarre, por pa fituar asgje, sepse pas kesaj te dyja skuadrat jane perfshire ne nje perleshje masive rreth  dhjete minuta. U desh nderhyrja e forcave te rendit ne ate cast qe te benin ndalimin e ketij turpi  ne futbollin shqiptar. Pas kesaj gjendja u qetesua, por kryesori Latif Tanushi nga Gjirokastra nuk akordoi asnje karton per futbollistet.  Ky eshte paradoksi  ne futbollin tone sepse keto jave ne Shqiperi ka dale nje shprehje mese e pikasur ne Kategorine e Dyte,  “ o topin o  kemben ” qe mesa duket edhe ne nje kategori  me larte qenka e vlefshme!

Besi Donati

komente