Kategoria e Pare/ Gjyqi Partizanit shtyhet serish per ne 17 maj
nga AlbaniaSoccer   E martë, 19 Prill 2011 22:50   Shtyp
partizani_spotklubNje nga klubet me te medha ne Shqiperi vazhdon te ngelet ne udhekryq pa ditur se cfare do te ndodhe ne te ardhmen. Gjyqi mes Ministrise se Mbrojtjes dhe presidentit te Partizanit Albert Xhani eshte shtyre serish. Kesaj rradhe te dyja palet kane qene prezente ne oren e caktuar per fillimin e gjyqit, ne 12:30, por pala e paditur, ajo avokatit te Xhanit, ka pretenduar se nuk kishte dijeni se cfare permbante padia pasi ishte hera e pare qe ishte prezent ne gjykate. "Jemi per here te pare ne kete gjykim dhe kerkojme kohe nga gjykata qe te njihemi me provat e pales paditese dhe me pas te paraqesim prapesimet me shkrim si dhe provat tona per kete gjykim" ka qene prononcimi zyrtar i avokateve te Xhanit. Gjyqtari ka pranuar kerkesen per shtyrje dhe ka percaktuar daten 17 maj si diten kur do te mbahet saanca e peste e kesaj ceshtje qe nuk po gjen zgjidhje.

Pirro Nika
komente