Kategoria e Pare/ Luftetari prane Superiores, Lushnja ngec ne Gramsh
nga AlbaniaSoccer   E diel, 22 Prill 2012 23:13   Shtyp

kate-pareJava e XXVII e kategorisë së parë ka konfirmuar Luftëtarin që me fitoren 3-0 në Ersekë marshon i sigurtë drejt ngjitjes në kategorinë superiore. Kukësi nuk ka luajtur sot, pasi Skrapari është tërhequr nga kampionati dhe në mesjavë pritet që Komisioni i Disiplinës t’i japë fitoren në tavolinë kukësianëve.

Lushnja eshte ndalur në momentin që kërkohej sprint për të parakaluar Kukësin, ndiekësin më të afërt, por Lushnja nuk ka shkuar më shumë se një barazim 0-0 në transfertën e Gramshit.  Padyshim që ky brazim ka ngrohur kukësianët,  pasi janë disi më të qetë në vendin e dytë.

Rezultatet e Javes se XXVII

Gramozi-Luftëtari   0-3

Mamurrasi-Himara  1-2

Kukësi-Skrapari      s’u luajt

Ada-Besëlidhja        1-0

Gramshi-Lushnja     0-0

Iliria-Butrinti             1-0

Besa-Burreli             2-0

Vlora-Elbasani         2-1

komente