Kategoria e Dyte/ Goditet anesori Potomi ne Cerrik
nga AlbaniaSoccer   E diel, 06 Maj 2012 22:05   Shtyp

dhuna-stadiumDhuna ka zbritur sot edhe në Kategorinë e Dytë, ku ndeshja mes Turbinës dhe Partizanit është shoqëruar me incidente të shumta. Takimi ishte 2-1 për të kuqtë, kur tifozët vendas kanë nisur të qëllojnë me gurë, duke goditur në kokë arbitrin anësor Potomi. Një situatë e tillë bëri që ndeshja të ndërpritej për 10-minuta, ndërsa policia ka ndërhyrë për të mbajtur nën kontroll situatën. 

Gjyqtari ka pësuar dëmtime në kokë, megjithatë takimi rinisi sërish, pasi gjendja u qetësua. Në fund, Partizani arriti të fitonte 2-1, duke bërë një hap të sigurt drejt ngjitjes në Kategorinë e Parë. Kjo ishte ngjarja e dytë e rëndë radhazi në futbollin shqiptar, pas asaj të ndeshjes Shkumbini-Flamurtari, ku deputeti i Peqinit Dashnor Sula qëlloi me armë në stadium.

komente