Xhevahir Sukaj: Shpresoj tek nje ftesë për Estoninë ! | ||
|
Sulmuesi shqiptar i skuadres turke te Orduspor Xhevahir Sukaj eshte duke kaluar nje forme te mire kete fillim kampionati ku ka qene deçiziv per skuadren e tij me golat dhe asistet vendimtare ne rrjedhen e lojes. “Eshte nje skuader modeste, qe ka potencial por nuk ka mundur te shfaqi forcen e vet pasi ka patur shume demtime. Ambjenti dhe akomodimi im me skuadren ka qene mjaft i mire dhe i shpejte, teksa me duket sikur kam luajtur me kete ekip per disa sezone rresht", u shpreh per Albaniasoccer.com, sulmuesi i Orduspor Xhevahir Sukaj, i cili eshte optimist se aktivizimi me kete skuader do ta riktheje perseri ne kombetare. "Aktivizimi me kete ekip me ndihmon, pasi kane nje nivel te kenaqshem. Shpresoj dhe jam optimist se forma qe po kaloj me skuadren si dhe lojerat qe kam zhvilluar do te jene nje ndihmese dhe nje reagim pozitiv per nje afrim ne skuadren kombetare, duke patur parasysh edhe deshiren e treajnerit per te testuar lojtare me perspektive per te ardhmen", vazhdoi Sukaj i cili aktualisht ka shenuar 1 gol ne kupe dhe nje ne kampionat dhe ka 2 asiste per ekipin e tij ne keto kompeticione “Une shpresoj me gjithe zemer qe trajneri Kuzhe te me jape nje mundesi qe te tregoj vlerat e mija. Jam gati te bej me te miren qe te vesh perseri fanellen e kombetares. Mendoj se paraqitjetet e mira ne kampionatin turk dhe ne Kupen e Turqise mund te me ndihmojne te konsolidoje nje vend ne perfaqesuesen e Shqiperise", theksoi sulmuesi Shkodran i cili do te vazhdonte prononcimin e tij per Albaniasoccer.com duke perfunduar se : "Per mua te vesh fanellen kuqezi eshte nje nder i madh. « «Jam i sigurt qe nese Kuzhe do te me jape nje mundesi ne miqesoren kunder Estonise une nuk do ta zhgenjej". |