Shqiperia barazon me Marokun |
nga Administrator E enjte, 01 Shtator 2016 00:00 | | |
Te merkuren ekipi kombetar ka zvhilluar ndeshjen e pare pas eksperiences ne kampionatin europian France 2016. Kombetarja shqiptare nuk ka shkuar me shume se sa nje barazim kunder Marokut. Ndeshja eshte luajtuar ne stadiumin e sapo rikonstruktuar Loro Boriçi. Shqiperia e ka filluar ndeshjen me keto lojtare: Berisha ne porte, Lenjani, Mavraj, Gjimshiti dhe Hysaj ne mbrojtje, Abrashi, Xhaka, Basha, Hyka dhe Gashi ne mesfushe si edhe Cikalleshi ne sulm. Loja fillon e qete me Shqiperine qe ushtron presion mbi ekipin maroken. Ne minuten e 26, Hysaj jep nje kros perfekt por nuk goditet sic duhet nga Cikalleshi. Ne minuten e 40 do te jete Xhaka qe me nje goditje denimi rezikon seriozisht porten e Marokut por portieri mik e grushton ate. Pjesa e pare mbyllet ne barazim 0-0. Ne pjesen e dyte De Biasi ndryshon modul si edhe kryen 6 zevendesime. Shqiperia provon modulin 3-5-2, ku ne mbrojtje rreshtohet Mavraj, Gjimshiti dhe Veseli, ne mesfushe, Hysaj, Kaçe, Memushaj, Agolli dhe Kukeli, kurse ne sulm luan Sadiku sebashku me Cikalleshin. Lojtaret kuqezi shtojne presionin por nuk arrijne te ndryshojne rezultatin. Kjo ndeshje ishte nje test i mire per De Biasin per te kuptuar gjendjen fizike te lojtareve si edhe per te caktuar 11-en e lojtareve qe do te luaje kunder Maqedonise. |