U-21 / Shqipon Bektashi me deshire "prane" Shpresave
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 24 Korrik 2010 23:57   Shtyp

Shqipon_BektashiSipas nje bisede me babain e futbollisti, Mehmet Bektashi, shpjegon per Albaniasoccer.com, se: "FSHF-ja ka tentuar dy here deri me tani qe ta bej Shqiponin pjese te ekipit te shpresave. Hera e pare ishte ne fillim te vitit, kur pasi ishte kontaktuar, Bektashi ishte i lenduar dhe hera e dyte ne qershor ne prag te ndeshjes se shpresave me Polonine, qe fatkeqesisht Bektashi nuk ishte i disponueshem pasi ishte ne grumbullimin e Kosoves per ndeshjen kunder Halmstads BK 4:4. Ai ne kete ndeshje shenoi nje gol", theksoi Mehmeti.

Aktualisht, Shqiponi ka kontrate me ekipin e pare te Freigburg, por do te vazhdoje te aktivizohet edhe me ekipin e dyte qe merr pjese ne Regionalliga Süd. Ata kane filluar dy jave me para pergatitjet se sa ekipi i pare.

I pyetur nese djali i tij do te pranoi te luaje per Shqiperine, Mehmeti u shpreh: "PO. Ne deshirojme te luajme per Shqiperine dhe do te vendosim per Shqiperine. Ne kemi edhe nje shtepi ne Golem dhe zakonisht qendrojme atje disa muaj ne vit, te cilen do ta frekuentojme edhe kete vere pas 8 Gushtit. Djalit i duhet edhe nje vit qe te marri pashaporten Gjermane dhe nese nuk mundet qe te luaje per Shqiperine gjate kesaj periudhe 1-vjecare, atehere automatikisht ne do te pranojme pashaporten Gjermane, qe ndoshta mund te jete e mundur edhe ndonje aktivizim me U-21 te Gjermanise", vazhdoi Bektashi i cili ne lidhje me ofertat nga klubet e tjera Gjermanae sidomos HSC Hertha e cila u refuzua nga futbollisti ai u shpreh: Do te qendroj edhe kete vit ne Freiburg, ndonese ka patur edhe oferta nga shtete te tjera. Parimore eshte Freiburg dhe kete sezon do te jete ndalesa e Bektashit", prefundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com Mehmet Bektashi, i ati i futbollistit Shqiperon Bektashi

Sami Bacaj

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide