Kupa e Shqiperise/ Vllaznia-Dinamo 2-1
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Mars 2011 18:08   Shtyp

Vllaznia_festNdeshja e pare gjysem finaliste e Kupes se Shqiperise Vllaznia-Dinamo u mbyll me rezultatin 2-1. Ky rezultat e le te hapur kualifikimin per te dyja skuadrat per ne finale. Kjo ndodh se Dinamo ka potencial dhe mund te ktheje rezultatin ashtu sic beri me Shkumbinin dhe u kualifikua me kete faze. Vllaznia nuk mbetet mbrapa pasi shenoi dy here ne porten e Alban Hoxhes. Goli i pare erdhi ne nje moment kur te gjithe po mendonin se pjesa e pare do te mbyllej me rrjeta te paprekura, por goli i Nallbanit shtangu dinamovitet. Mbaron pjesa e pare dhe shkodranet futen ne dhomat e zhveshjes me nje hap ne finale.


Pjesa e dyte nisi pa ndryshime taktike ne loje. Mergjyshi dhe Josa kishin dhene instruksionet e tyre qe skuadrat respektive te ishin me shume sulmuese sesa mbrojtese. Ky fakt qendron me shume per Vllaznine pasi arriti te shenoje golin e dyte ne minuten e 58' me ane te  Xhevahir Sukajt. Edhe pse pesuan gol dinamovitet deri ne minuten e 65' nuk po reagonin. Kur pane se deri ne ate moment kishin gjithcka te humbur u drejtuan te gjithe sulmit ku kerkonin me ngulm nje gol. Shpesh here Vila dhe me pas Martinena e Brkic gjuanin porten ne menyre te parreshtur, por Vujadinovic  ishte ne forme te shkelqyer. Do te duhej ndihma e forte e Igli Allmuces ne mesfushe qe Martinena te shenonte nje gol ne limitin e pjeses se dyte. Goli i minutes se 87' i jepe shume shpresa Dinamos per ndeshjen e kthimit.  Gjithcka mbetet e hapur per ndeshjen e kthimit.

Besi Donati

komente