Gramozi fillon javen anti Dinamo
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 01 Shkurt 2010 19:19   Shtyp

gramozi_lojePas humbjes minimale me Kastriotin, kolonjaret mendojne per sfiden e rradhes me Dinamosn. Nje perballje shume e veshtire, por qe duhet kaluar me sukses nga skuadra e Gramozit. Tranjeri Agim Canaj ju ka lejuar nje dite pushim lojtareve te tije (diten e diele),prane familjeve te tyre. Dita e djeshme ishte pushim per lojtaret dhe pergatitjet per takimin e rendesishem me kryesuesit e kampionatit kane nisur sot ne oren 14:30. Stervitja eshte zhvilluar tek palestra e shkolles 9-vjecare “Papa Kristo Negovani", pasi fusha ku ata kryejne stervitje ka qene ne kushte shume te veshtira. Sot ka dalur ne stervitje dhe blerja me e fundit Semir Haxhibulic.

Faik Hamdiu

komente