Koha e ftohte, favorizuese per Gramozin!
nga AlbaniaSoccer   E martë, 09 Shkurt 2010 22:17   Shtyp

stadiumi_ersekes_thumbNeser ne Erseke ne stadiumin ‘’Gramozi’’ do te luhet takimi mes Gramozit dhe Teutes , I vlefshem per turin çerekfinal te Kupes se Shqiperise. Gramozi vjen ne kete takim pas humbjes me Dinamon, ndersa Teuta vjen pas nje jave pushim , pasi ndeshjen me skuadren e Skenderbeut nuk e zhvilloi per shkak te kushteve klimatike. Kujtojme qe Gramozi kaloi turin e I-re duke mundur Luftetarin ( Luftetari 1 – 3 Gramozi , Gramozi 4 – 1 Luftetari ). Ne turin e II-te kolonjaret arriten te kalonin kampionet ne fuqi te Kupes , Flamurtarin , duke bere histori me Kupen .( Gramozi 1 – 0 Flamurtari , Flamurtari 1 – 1 Gramozi ) . Kolonjaret mund te kene ne favor klimen e cila keto dite ne Erseke , ka qene e ftohte. Nga ana tjeter durrsaket vine per nje rezultat pozitiv ne Kupe , duke shpresuar keshtu dhe tek Kupat e Europes. 

Arnold Dhimitri

komente