Alban Dragushën lëndimi e le jashte miqesores!
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 11 Shkurt 2010 10:40   Shtyp

alban_dragushaMbrojtësi Alban Dragusha, që aktivizohet në skuadrën e Besës nga Kavaja, ka pësuar lëndim, i cili do ta mbajë për dy javë jashtë fushës së blertë. Dragusha, i cili ka marrë ftesë nga përzgjedhësi Albert Bunjaku, do të mungojë në ndeshjen miqësore në mes të përfaqësueses së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë që do të zhvillohet më 17 shkurt për nder të dyvjetorit të shpalljes së pavarësisë. Këtë lajm e ka bërë të ditur vetë mbrojtësi shtatlartë.

“Në ndeshjen e fundjavës kam pësuar një lëndim. Do të mungoj edhe në dy ndeshjet e radhës. Gjithashtu, nuk mund të luaj për përfaqësuesen e Kosovës në përvjetorin e dytë të shpalljes së pavarësisë”, ka thënë Alban Dragusha.

Ish-mbrojtësit të Trepçës i ka mbetur “zhig” që nuk do të mund të luajë përballë futbollistëve që do të drejtohen nga tekniku Josip Kuzhe.

“Vërtet po me mbetet merak ky takim, pasi luhet për nderë të dyvjetorit të pavarësisë. Lëndimi im është serioz dhe, përveçse s’mund të luaj, nuk po mund as të eci”, ka shtuar Dragusha, i cili do të jetë në Kosovë për të përcjellë këtë takim.

Dragusha ishte pjesë e skuadrës së Gramosit për ndeshjen miqësore kundër skuadrës mbretërore, Real Madrid.

Veton Zymberi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide