Kategoria Superiore/ Laci-Flamurtari 3-2
nga AlbaniaSoccer   E premte, 12 Shkurt 2010 16:39   Shtyp

laci_skuaderLaci “kercenon” Tiranen e vendit te trete

Skuadra e Lacit ka arritur fitoren e rradhes ne fushen e saj. Lojtaret e Stavri Nices jane bere tashme nje kocke e forte per cdo skuader dhe humbjen e fundit ne fushen e tyre ata e kane pesuar me 3-Tetor 2009 ku Dinamo kryesuese ka fituar 0-1. Tre javet e fundit skuadra Laciane ka grumbulluar maksimumin e tyre plot nente pike. Ndeshja e sotme ka filluar shume mire per vendasit. Ne minutene dyte do te jete kapiteni Brahja qe do te shenoje golin e pare, por pa marre ende veten nga goli i pesuar vlonjatet do te pesojne dhe golin e dyte ne minuten e gjashte me autor Veliajn. Mesfushori do te gjuaje bukur nga 25-metra duke pershendetur per here te dyte rrjeten e Mockes. Miqte nga Vlora do te organizohen dhe do te rrisin intesitetin e sulmeve te tyre ne drejtim te portes te mbrojtur nga Llani. Sulmuesi Arlind Nora detyrohet te lere fushen e lojes per shkak te nje demtimi dhe ne vend te tij aktivizohet Emiliano Cela. Ne minuten e 25-se, do te jete Migen Memelli qe do te ngushtoje rezultatin ne 2-1. Ky do te ishte dhe goli i trete per goleadorin e vjetshem te Kategorise Superiore me fanellen kuqezi. Flamurtari hidhet i teri ne sulme per te gjetur golin e barazimit, por ne momentet me te mira te tij ndeshkohet duke pesuar golin e trete. Ne minuten e 28-te, nje kundersulm i vendasve dhe Tanushaj do te shenoje golin e trete. Skuadra e Maganit megjithese ne disavantazh te dy golave ka besuar ne marrjen e nje rezultati pozitiv dhe ne minuten e 43-te, Grami do te shkurtoje shifrat ne 3-2. Pjesa e dyte ka filluar me nje Flamurtar me kerkues, por djemte e Nices kane ditur te ruajne mire rezultatin e marre ne pjesen e pare. Deri ne fund te pjeses se dyte vlonjatet do te perpiqeshin shume per te marre nje barazim, por pa sukses. Me kete fitore skuadra e Lacit ngjitet ne kuoten e 31-pikeve vetem nje me pak se Tirana e vendit te trete qe kete jave ka nje ndeshje te veshtire ne trasferten e Peqinit.

Laci : Llani, Brahja, Tanushaj, Shazivari, Veliaj, Kaja, Kastarti, Vucaj, Mustafaraj, Nora (24’ Cela), Nimani

Trajner : Stavri Nica

Flamurtari : Mocka, Sakaj, Kuqi, Vekliu, Puljitz, Billen, Grami, Progri, Roshi, Memelli, Mema

Trajner : Gugash Magani

Arbiter : Albano Janku

Kartona verdh : Nimani, Tanushaj; Grami

Shenues : Brahja, Veliaj, Tanushaj(L); Memelli, Grami (F)

Kel Naraci

komente