Kategoria Superiore / Vllaznia-Laçi 1-0
nga AlbaniaSoccer   E diel, 21 Mars 2010 16:06   Shtyp

vllaznia_teuta_thumbVllaznia ka arritur fitoren e pare ne takimin e trete midis ketyre dy skuadrave kete sezon, i cili ishte interesant vetem ne pak momente te caktuara. Vllaznia vendase dhe Laci luajten me dy aspekte te ndryshme loje, kur cdo pjese loje u dominua per cdo ekip ne stadiumin “Loro Borici”. Pjesa e pare foli per vendasit ndersa e dyta ishte totalisht nen kontrollin e miqve nga Laçi. Diferencen e beri goli i Krajes. Pergatitja me e mire fizike e bardhezive kurbinas u vu re qarte ne pjesen e dyte ku shkodranet ia leshuan totalisht lojen lojtareve laçjane. Ndoshta dita jo shume e mire e sulmit te ekipit te drejtuar nga Stavri Nica beri qe tre pike te mbeteshin ne Shkoder. Ndeshja filloje shume e shpejte dhe nervozizmi arriti kulmin ne momentin qe arbitri i takimit, Enea Jorgji, i mohoi nje penallti ekipit vendas. Ne keto momente gjakrat u nxehen shume dhe nje drejtues i Laçit u nxor jashte nga arbitri. Pas pak minutash erdhi dhe goli i fitores se shkodraneve. Pas ketij goli ndeshja u qetesua si ne fushe ashtu edhe shkallet e stadiumit. Arlind Nora ishte shume i nervozuar dhe me shume ra ne sy per zenkat me kundershtaret sesa per aksionet e lojes. Eksperienca e shkodraneve i dha tre pike shume te rendesishme duke pare qe ekipet qe luftojne per mbijetes kane fituar te gjitha.

Skeda e ndeshjes - Kliko ketu


Kel Naraci

komente