Kategoria Superiore / Dinamo-Kastrioti 1-1
nga AlbaniaSoccer   E diel, 28 Mars 2010 05:34   Shtyp
dinamo_bakaj_lojtaretEshte dashur nje gol i argjentinasit Timpanaro per te shpetuar DInamon nga humbja e trete rradhazi. Blute e kryeqyteti kane barazuar me Kastriotin ne nje takim qe eshte bere mjaft interesant ne minutat e fundit te ndeshjes. Ne minuten e 87, Eleandro Pema ka realizuar golin e avantazhit per krutanet por gezimiĀ i tij dhe skuadres se tij nuk ka zgjatur me teper se gjashte minuta. Ka qene nje ndeshje qe nuk e ka kaluar nivelin mesatar dhe te dy ekipet kane menduar me teper te mbrohen e te shfrytezojne gabimet e kundershtarit. Ne fund, Kastrioti eshte larguar me nje pike nga kryeqyteti, pike qe I sherben kesaj skuadre per te shpresuar se sezonin e ardhshem do te arrije te jete serish ne Kategorine Superiore.

Skeda e ndeshjes - Kliko ketu

Enea Shtrepi
komente