Kategoria Superiore/ Laci-Gramozi 1:0
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Prill 2010 23:27   Shtyp

laciLaci vuan por fiton me Gramozin

Laci ka arritur te marre nje fitore shume te sforcuar perballe skuadres se vetme qe ka rene perfundimisht ne kategorine e pare, Gramozit. Ne shtepine e tyre, lacianet e kane pasur me shume se te veshtire per te care mbrojtjen e kundershtareve te cilet ishin mbyllur mire ne prapavije. Edhe pse pa asnje shprese per te mbijetuar, skuadra e Gramozit, meriton te komplimentohet pasi po respekton kampionatin. Ne pjesen e pare, lojtaret e Nices kane provuar me te gjitha menyrat por topi nuk ka dashur te perfundoje ne rrjete edhe rastet nuk kane munguar. Gramozi kishte zgjedhur te provonte kundersulmin por as kjo arme nuk ka rezultuar e sukseshme. Duhej pritur minuta e 75’ e pjeses se dyte qe Kaja te realizonte golin e fitores per lacianet te cilet vazhdojne te renditen ne vendin e katert, me shpresen per nje vend ne kupat e Europes.

Laci 1
Gramozi 0
Shenues: Kaja 75’

Laci: Llani, Kastrati, Brahja, Nino, Cela, Mustafaraj (89’ Sefgjini), Veliaj, Kaja, Shazivari, Nimani, Nora (40’ Tanushi) (65’ Vucaj) Tr. S. Nica
Gramozi: Ahmetlli, Rexhepi, Gjorevski, Hoti, Martins, Olivera, S. Haxhibulic, Lena (55’ Shupe), Metani (87’ Tare), Sadiku (74’Rustemi), Do Santos Tr A. Canaj
Gjyqtare: L.Mustafaraj, E.Barushi, E.Deraj (Tirane)
Vezhgues: A. Canaj (Durres)
Kartona te verdhe: Shazivari, Kaja. S. Haxhibulic

Mario Nikolla

komente