Kategoria Superiore/ Shkumbini-Tirana 0:1
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 17 Prill 2010 23:49   Shtyp

tirana_feston_gol_thumb

Mjafton nje gol i Mukes e bardheblute i marrin Beses vendin e dyte

Tirana ka arritur te marre fitoren e trete rradhazi duke fituar ne transferte kunder Shkumbinit e duke i rrembyer Beses vendin e dyte ne tabelen e klasifikimit. Ka mjaftuar nje gol i Mukes ne minute e 14, qe bardheblute te mposhtin ne shtepi peqinasit. Me nje stadium te boshatisur Shkumbini nuk e ka pasur te thjeshte te zhvilloje nje ndeshje te mire dhe bardheblute kane ditur te shfrytezojne kete. Pas golit te shenuar Tirana e ka ulur disi ritmin e ka menduar te kundersulmoje e te ruaj rezultatin. Ne minuten e 80, ne pjesen e dyte, peqinasit kane pasur nje mundesi te arte per te barazuar rezultatin por sulmuesi Bakiu ka gabuar nga pika e bardhe e penalltise. Pas kesaj, asgje per tu shenuar dhe Tirana ka mundur te dale me fitore nga fusha e nxehte e Peqinit.

Shkumbini 0
Tirana 1

Shenues: / Mukaj 14

Shkumbini: Bejte, Mujdragic, Pasha, Gjyla, Shenaj, Krasniqi, Xhafa (Gjorevski 62’), Bakiu, Sekseni (Daja 60’), Ferizovic, Balliu (Lluca 77’) Tr.P.Daiu
Tirana: Nallbani, Pashaj, Osmani, Lila, Abraham, Ahmataj, Devolli, Sefa, Muzaka (Bicaj 82’), Mukaj (Sina 70’), Plaku (Karabeci 75’) Tr.S. Starova
Gjyqtare: E.Peza, A.Pregja, D.Rexha
Kartona te verdhe: Ferizovic, Balliu / Pashaj, Osmani, Devolli, Sefa

Enea Shtrepi

komente