Dinamo fiton 4-3 me Besen dhe feston titullin e 18-te
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 19 Maj 2010 22:49   Shtyp

Dinamo_kampioonDinamo ka fituar sonte ne mbremje ndeshjen e fundit te kampionatit kunder Beses duke permbysur rezultatin e duke triumfuar ne shifrat 4-3. Pas perfundimit te takimit ne stadiumin kombetar “Qemal Stafa”, blute e kryeqytetit kane festuar trofeun 18-te ne historine e tyre. Flamuj, fishekzjarre shampanje dhe kupa qe eshte ngritur lart nga kapiteni  Pisha, ka entuziazmuar te gjithe te pranishmit. Te gjithe lojtaret te emocionuar kane pershendetur dhe festuar gjate ne fushe nje titull qe e kishin hipotekuar zyrtarisht para nje muaji.

Ndeshja- Ka qene Besa ajo qe ka shenuar fillimisht nepermjet golashenuesit me te mire te kampionatit Daniel Xhafa qe pasi ka marre nje asis nga Sinani, ka kaluar ne avantazh kavajasit ne minuten e 17’. Ka qene Bekim Kuli ai qe ka barazuar shifrat ne fund te pjeses se pare pasi ka shenuar nje gol spektakolar me nje goditje nga jashte zones ne minuten e 41’.

Ne fraksionin e dyte fillimisht Poci ka shenuar per Besen me penallti ne minuten e 52’ e me pas Mancaku ka realizuar nje tjeter gol spektakolar me nje gjuajtje nga jashte zones e duke derguar rezultatin ne shifrat 1-3 ne minuten e 62’. Nga ky moment, Dinamo nuk eshte pajtuar me rezultatin dhe nuk ka pranuar qe Besa ti prishe festen e titullit kampion. Fillimisht ka shenuar Sefa ne minuten e 64’ dhe pas pese minutash Bakaj ka barazuar shifrat. Golin e fitores me pas e ka realizuar serish Fatjon Sefa qe ne minuten e 83’ ka bere te shpertheje festa ne “Qemal Stafa”.


Enea Shtrepi

komente
 
jFinalizer Error 401: asset file not found: /templates/rhuk_milkyway/css/template.css
hide