Laci / Tafili i dëmtuar, Nimani në pikpyetje
nga AlbaniaSoccer   E premte, 11 Shtator 2009 13:31   Shtyp

laci kf_logoNë javën tretë të kampionatit skuadra Laciane do të ketë një trasfertë të vështirë atë të Kavajës me Besën vendase. Në këto dy javë skuadra Laciane ka grumbulluar një pikë. Në përballjen me Besën do të mungojë Alsid Tafili. Lojtari shkodranë që këtë sezon aktivizohet me Lacin është dëmtuar në stërvitjen e djeshme në kavvilje në një përplasje me një shok të skuadrës. Në pikpyetje është dhe shkodrani tjetër Valdano Nimani i cili ka një dëmtim në kavilje, por që është drejtë rikuperimit dhe mund të jetë në fushën e lojës ditën e dielë. Formacioni i mundshëm që trajneri Stavri Nica do të hedhë në përballjen me Besën do të jetë : Llani, Qela, Nino, Brahja, Kastrati, Shazivari, Veliaj, Kaja, Mustafaj, Nora, Jushi.

Kel Naraci

 

komente