Disiplina dhjetë ndeshje pezullim Ndreut |
nga AlbaniaSoccer E enjte, 22 Tetor 2009 07:38 |  | |
Komisioni Disiplinës ka ndëshkuar me dhjetë ndeshje pezullim dhe me një gjobë prej 50.000 lekësh trajnerin e KF Kastriotit, Ramazan Ndreu. Ky dënim vjen për shkelje të etikës sportive dhe gjeste antisportive ndaj lojtarit kundërshtar. Klubi i Skënderbeut nuk do e lerë me kaq pasi lojtarët e dhunuar nga trajneri Ndreu janë gati për një denoncim në prokurorinë e Korcës.
|