Laci – Vllaznia / Formacionet e mundshme
nga Klevis Bejkolli   E shtunë, 24 Tetor 2009 08:47   Shtyp

laci-vllaznia_logoLaci – Vllaznia (Do te luhet ne oren 14:000 ne fushen sportive te qytetit te Lacit.Ndeshja do te gjukohet nga arbitri Lorenc Jemini)

Formacionet e mundshme që dy trajnerët do hedhin në fushën e lojës :

LACI : Llani, Nino, Brahja, Cela, Shazivari, Mustafaraj, Kaja, Veliaj, Nimmani, Malo, Nora

Vllaznia : Grima, Doci, Rustemi, Mervaljevic, A.Beqiri, Kasapi, Shtubina, Nalbani, Smajli, Sinani, Bala

Objektivat e skuadrave :

Laci – Gjithë stafi drejtues i Lacit kërkon marrjen e tre pikëve në këtë ndeshje. Trajneri Nica ka besim te dyshja sulmuese Nora-Malo. Ai ka deklaruar që formacioni tij do jetë shumë sulmues. Do jenë ata që do sulmojnë dhe jo të presin Vllazninë në fushën e tyre.

Vllaznia - Talenti Balaj po kalon një supër form të mirë në katër ditë ka shënuar gjashtë gola, jo pak për një sulmues 19-vjecar. Të tilla statistika do ti kishte zili cdo sulmues. Vëmëndja e mbrojtësve Lacian do të jetë mbi këtë talent të ri, por duhet të kenë kujdes nga “ustai” pasi Sinani vërtet s’ka shënuar këtë vitë shumë gola, por mbetet një sulmues rrace. Trajneri Luci është optimist për lojën në rritje që skuadra e tij ka treguar dhe ka premtuar marrjen e një rezultati pozitiv në këtë trasfertë të vështirë.

komente