Kukesi/ Orgest Gava perforcimi me i ri i ekipit verilindor ?
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 21 Korrik 2012 08:31   Shtyp

ball_goalMesfushori i talentuar elbasanas Orgest Gava ka qene pjese e Kukesit ne stervitjen e djeshme. Nga burime prane klubit kuksian eshte mesuar se ka qene drejtori teknik Sulejman Starova qe i ka bere nje ftese elbasanlliut. Gava ka qene pjese dhe e ekipit Shpresa te Shqiperis duke bere paraqitje mjaft te mira. Madje loja e ekipit te Elbasanit gjate ketyre sezoneve te fundit eshte perqendruar gjithmon rreth tij duke pasur parasysh cilesite e mira qe zoteron. Nese do te firmose me Kukesin, Gava do te behet i dyti elbasanas per kete ekip pas Roland Peqinit.

komente