Ardit Beqiri mungon dhe ndaj Dinamos
nga AlbaniaSoccer   E martë, 15 Dhjetor 2009 08:50   Shtyp

ardit_beqiriMbrojtesi kryeqytetas Ardit Beqiri qe kete sezon aktivizohet me Vllaznine, vazhdon te vuaje demtimin e pesuar qe nga ndeshja me Besen e Kavajes te luajtur ne stadiumin “Loro Borici”.  Vete Lojtari ka pohuar per Albaniasoccer.com se :

“Ndiej akoma dhimbje ne minisk dhe per ndeshjen e dites se Merkure perballe kryesueseve te Superliges nuk mund te jeme ne fushen e lojes. Jam i bindur qe shoket e mi do japin me te miren dhe do te arrijne te ndalin skuadren e Dinamos duke i marre pike. Shpresoj qe te riaftesohem sa me shpejt dhe te jeme ne dispozicione te trajnerit Luci”, ka perfunduar Ardit Beqiri prononcimin e tij per Albaniasoccer.com.

Klevis Bejkolli

komente