Fillojnë punimet për ndriçimin e stadiumeve
nga AlbaniaSoccer   E enjte, 17 Dhjetor 2009 16:25   Shtyp

fshf_logoTashmë projekti për pajisjen e gjashtë stadiumeve shqiptare me sistem ndriçimi, ka hyrë në fazën e fillimit të punimeve. Në dy stadiume të Shqipërisë,  Vlorë dhe Kavajë, është në vijim proçesi i piketimit të vendit ku do të vendosen kullat e ndriçimit. Projektet e këtyre stadiumeve i janë dërguar prej disa ditësh kompanisë “General Electric” e cila është duke përfunduar studimin dhe kalkulimin e nevojshëm. Ndërkohë, në “Niko Dovana”, të qytetit të Durrësit ka përfunduar faza e piketimit dhe kanë nisur punimet e hapjes së gropave.

Sipas specialistëve, në ditët e para të vitit 2010, do të përfundojë vendosja e katër kullave të ndriçimit dhe instalimi i tyre. E vetmja rezervë që ata kanë, ka lidhje me kohën e keqe të kësaj periudhe, e cila mund të pengojë disi në përfundimin sa më shpejt të këtyre punimeve.

Sidoqoftë konfirmohet se brenda javëve të para të viti 2010, do të përfundojë gjithçka dhe “Niko Dovana”, do të jetë stadiumi i tretë në Shqipëri pas “Qemal Stafës” dhe “Loro Boriçit”, që do të ketë në funksionim një impiant ndriçimi.

FSHF

komente