Levizjet/ Rezart Maho rikthehet tek Partizani
nga AlbaniaSoccer   E martë, 29 Dhjetor 2009 01:52   Shtyp
rezart_maho_arjan_pisha_thumbFutbollisti Rezart Maho, pas largimit nga Laci eshte bashkuar me Partizanin. Pasi ka zhvilluar stervitjen e pare me skuadren e kuqe sot pasdreke, vete lojtari eshte prononcuar shume i entuziasmuar per Albaniasoccer.com.
"Rikthim ne shtepi", theksoi mesfushori i cili perpara aktivizimit te tij me Lacin kete sezon, luajti per Partizanin sezonin e kaluar. "Kam ardhur me nje deshire te madhe personale tek Partizani, sepse dua qe ta ndihmoj kete skuader qe te ngjitet perseri ne Kategorine Superiore", vazhdoi Maho i cili largimin nga Laci e shikon si nje epoke te kaluar. "Laci eshte nje kapitull i mbyllur per mua. Ruaj pershtypjet me te mira per tifozerine e ekipit te cilet me kane mbeshtetur gjate gjithe kohes", perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com, mesfushori "i kuq".




komente