Levizjet / Skenderbeu i dhuron Beses, Bledi Shkembin!
nga AlbaniaSoccer   E premte, 08 Janar 2010 22:58   Shtyp

blendi_shkembi_skenderbeu_kapiteni_thumbKapiteni i Skenderbeut Bledi Shkembi eshte divorcuar nga skuadra e tij. Dita e sotme ka qene afati i fundit per shlyerjen e detyrimeve nga ana e klubit, por ai nga dy rroga qe duhej te merrte ka marre vetem nje dhe ne kete menyre kontrata e tij prishet dhe Shkembi eshte nje lojtari i lire pasi jane shkelur kushtet e kontrates nga klubi i Skenderbeut. Burime prane vete lojtarit kane pohuar per web tone Albaniasoccer.com se : “Shkembi tashme eshte nje lojtar i Beses dhe ai do te bashkohet me skuadren qe neser. Ai do te jete prezent dhe ne ndeshjen miqesore qe Besa do te luaje neser me Lacin. Kjo do ti sherbeje me se miri lojtarit per tu njohur me shoket e skuadres si dhe per tu adoptuar sadopak me lojen e ekipit te tij te ri”.

Klevis Bejkolli

komente