UEFA & “Greenfields” inspektojnë punimet
nga AlbaniaSoccer   E premte, 22 Janar 2010 17:41   Shtyp

uefa_logo1_703796564Përfaqësues të UEFA dhe kompanisë hollandeze që po shtron fushat me bar artificial “Greenfields”, kanë inspektuar punimet e deritanishme në të gjithë Shqipërinë.

Marcus Keller dhe Rob Venneker, kanë qenë këto ditë në vendin tonë për të parë nga afër gjendjen e fushave dhe ecurinë e punimeve.

Sipas tyre, ecuria e këtij projekti është shumë e mirë. Ata kanë mbetur mjaft të kënaqur nga ecuria dhe cilësia e punimeve në fushat që janë process. Sipas tyre do të duhen vetëm disa korrigjime të vogla për t’i sjellë fushat në gjendjen që kërkohet sipas standarteve të FIFA-s dhe UEFA-s.

Brenda mesit të muajit shkurt, ata do të jenë përsëri në Shqipëri për të vazhduar inspektimin e tyre në fushat në proces.

Media FSHF

komente