Rudi Vata: Te gjitha skuadrat po rriten, kurse ne “Jo”!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 07 Shkurt 2010 16:41   Shtyp

rudi_vata_thumbIsh kapiteni i skuadres kombetare dhe njeri prej kandidateve per president i Federates Shqiptare te Futbollit ne zgjedhjet e ardhshme, Rudi Vata, pas perfundimit te shortit per eliminatoret e EURO 1012 ka shprehur mendimin e tij per Albaniasoccer.com ne lidhje me skuadrat qe do te luajne ndaj Shqiperise.

“Eshte nje short i veshtire, si gjithnje. Te gjitha skuadrat po rriten, vetem ne nuk po rritemi. Problemi eshte se qe nga hera e fundit kur kemi luajtur ndaj Bjellorusise dhe Rumanise nuk kemi bere ndonje permiresim, kurse keto ekipe kane progresuar. Bosnja nga ana tjeter eshte nje ekip qe po rritet dhe po fiton reputacion. Pervec Frances, ekipet e tjera jane te pranueshme. Diferenca qe shumica e ketyre ekipeve bejne me ne eshte mentaliteti profesional qe kane dhe menyra e organizimit duke filluar qe nga puna organizateve ne sistemet e tyre te drejtimit, pasi nje federate e forte krijon edhe nje kombetare te forte», perfundoi prononcimin e tij per Albaniasoccer.com Rudi Vata. 

Klevis Bejkolli

komente