Xhevahir Sukaj: Me ne fund arrita te debutoj!
nga AlbaniaSoccer   E diel, 02 Maj 2010 15:15   Shtyp

zhevahir_sukaj_ordospor_kayosporNe ndeshjen El Gaish-Izmaili  1-1, bomberi shkodran hyri si zevendesues ne vend te sulmuesit tunizian,Seliti ne minuten 60-të.Pas shumë peripecinash per sa i përket dokumentacjonit që do të vinte nga Orduspori (ish ekipi i tij), Sukaj më në fund arriti të debutonte në Premier Ligen egjyptjane. I kontaktur nga albaniasoccer.com shkodrani tha Ekskluzivisht: "Më në fund arrita te debutoj. Fusha me ka munguar shumë dhe mezi po prisja këtë moment. Mund të them që ishte një debutim shume pozitiv per mua biles pata edhe një rast shënimi por u tregua shume i zoti mbrojtësi qe shpetoj porten". Në klasifikim ekipi i shkodranit ndodhet në vendin e tretë dhe javen tjeter do të luajnë kunder Al Ahly një ekip me shumë emër ne Egjypt. "Në kampionat nuk kemi shume shpresa per titull por ne Champions League te Afrikes jemi ne 16-she dhe kemi ndeshjen e kthimit kunder sudanezve te El Hilal.Në ndeshjen e parë në Sudan kemi fituar 1-0.Gjithashtu edhe në kupen e Egjyptit jemi në 8-she". Duket se edhe trajneri ka qënë i kënaqur me paraqitjen e shkodranit qe ka dhene mendimin e tij rreth aktivizimit te sulmuesit shqiptar: "Trajneri më tha që mbeti i kenaqur dhe që do ti nevojitem shume ekipit ne këtë moment shume delikat të sezonit.Po luajmë qdo 4 ditë dhe kemi nevojë shum per lojtarë te freskët.Normalisht që nuk i kam 90 minutat në këmbë por tashmë besopj se do të aktivizohem rregullisht dhe do të arrij formen time optimale".Me keto fjalë sulmuesi shkodran mbylli prononcimin e tij Eskluziv per albaniasoccer.com.

Kel Naraci

komente