Ndahet nga jeta Besian Idrizaj
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 15 Maj 2010 23:30   Shtyp

Besian_Idrizaj_2Eshte ndare nga jeta ne menyre tragjike futbollisti kosovar Besian Idrizaj. Nje atak ne zemer ka bere qe 22-vjecari  qe kohe me pare kishte shprehur deshiren per te veshur fanelen kuqezi te ndahet nga jeta. Ka qene vellai i tij ai qe ka gjetur te vdekur futbollistin 22-vjecar ne apartamentin e familjes se tyre.

Besiani aktualisht ishte pjese e skuadres se Lask, ne kampionatin Austriak por ai me pare i kishte rene ne sy edhe anglezve te Liverpulit te cilet e moren ne skuader qe ne moshen 17 vjecare. Per shkak te problemeve shendetsore, Idrizaj u huazua ne disa klube angleze dhe austriake. Gjithashtu ai ka luajtur me kombetaren e shpresave austriake per 12 ndeshje ku ka shenuar tre gola. Endrra e Besianit ishte te vishte nje dite fanelen e kombetares kuqezi, deshire te cilen ai e kishte shprehur. Kjo gje tashme nuk do te jete e mundur te behet realitet.

Lajmi eshte pasqyruar ne te gjithe mediat e shkruara dhe vizive ne Europe dhe stafi i albaniasoccer.com bashkohet me dhimbjen e familjes Idrizaj e dergon ngushullime te sinqerta.


Enea Shtrepi

komente