Xhongleri i Kosovës, Agim Agushi sprovon veten në Frankfurt
nga AlbaniaSoccer   E premte, 21 Maj 2010 16:09   Shtyp
agim_agushiKërkon rekordin botëror

Prishtinë, 21 maj - Xhongleri i Kosovës, Agim Agushi, më 30 maj do ta sprovojë veten në Frankfurt të Gjermanisë, ku do të kërkojë ta thyejë rekordin botëror.

Agushi do të  jetë pjesë e një aktiviteti të madh sportiv që zhvillohet në Frankfurt, ku do të organizohen shumë gara sportive nga sportistë të ndryshëm.

“Më 30 maj në Frankfurt të Gjermanisë organizohen evente sportive me përmasa të rekordeve botërore. Unë do ta përfaqësoj Kosovën në këtë eveniment të madh sportiv”, ka thënë Agushi.

“Do të përpiqem ta thyej rekordin botëror në ecje duke mbajtur topin mbi kokë në ndërtesën Mese Turme të Frankfurtit, që ka 1 344 shkallë. Gjithsejtë 65 kate, në lartësi 257 metra”, ka thënë Agushi.

Ai ka treguar se të premten do të niset për në Gjermani.

“Të premten do të udhëtoj për në Frankfurt. Besoj se do ta arrij qëllimin tim”, ka theksuar Agushi.

Fatmir Bytyci

komente