Lëvizjet / Klodian Semina fillon "aventurën" qipriote!
nga AlbaniaSoccer   E hënë, 05 Korrik 2010 17:20   Shtyp
klodian_seminaMbrojtesi Klodian Semina ka filluar stervitjet me klubin e tij te ri Ermis Aradippou në Qipro. Skuadra aktualisht ka filluar fazën e parë përgatitore në Larnaca. "Ndihem shumë mirë. Kemi filluar pjesën e parë të përgatitjeve në Larnaca", u shpreh në prononcimin e tij për Albaniasoccer.com, mbrojtësi Klodian Semina. "Përgatitemi intensivisht pasi objektivat që do të vendosi skuadrat mendohet të jenë më pozitive se edicionin e kaluar. Ekipi duket që është i një niveli të kënaqshëm dhe mua po më trajtojnë shumë mire. Do të qëndrojmë këtu deri më 20 Korrik dhe më pas do të udhëtojmë drrejt Austrisë për të vazhduar pjesën e dytë të fazës përgatitore", përfundoi prononcimin e tij mbrojtësi Shkodran Klodian Semina.

Kel Naraçi
komente