Emin Sulimani kalon tek Lask Linz
nga AlbaniaSoccer   E premte, 20 Gusht 2010 07:40   Shtyp

Emin_SulimaniMesfushori me origjine shqiptare Emin Sulimani eshte trasferuar tek skuadra Lask Linz. Nga viti 2003-2007 ai ka luajtur per SV Ried ku ka luajtur 65-ndeshje dhe ka shenuar 5-gola. Nga 2007-2010 eshte aktivizuar me FK Austria Wien, 86-ndeshje dhe ka shenuar 7-gola. Trajneri i skuadres Helmut Kraft ne lidhje me mberritjen e Sulimanit ka deklaruar se :

“Kam besim qe ai do ti jape nje impuls te ri mesfushes tone duke na ndihmuar te arrijme objektivat tona. Ai eshte ne pikepyetje per te luajtur qe kete jave dhe mendoj se debutimi i tij do te behet vetem javes tjeter kunder Rapidit”.

Vete Emin Sulimani duket i gezuar per kete trasferim dhe ka deklaruar per mediat se :

“Lask eshte nje klube i mire dhe jam i gezuar qe jam pjese e kesaj skuadre. Ata kane pasur nje fillim jo fort te mire te kampionatit, por kam besim qe me kalimin e javeve do te rikuperohet gjithcka dhe ne perfundim te kampionatit do te renditemi mire”, ka perfunduar deklaraten e tij mesfushori Sulimani.

Klevis Bejkolli

komente