Legjionaret/ Memelli titullar dhe asist ne fitoren e pare te Al Faisaly-t
nga AlbaniaSoccer   E premte, 24 Shtator 2010 22:28   Shtyp

migen_memelli__al_faysalyMigen Memelli nuk shenon prej javesh ne kampionatin arab, ne skuadren e Al Faisaly-t. Korcari ka shenuar vetem ne debutimin e tij ne javen e pare te sezonit dhe qe prej asaj dite edhe pse ka luajtur ne cdo ndeshje nuk ka mundur te gjeje rrugen drejt rrjetes. Megjithate ne ndeshjen e javes se gjashte sulmuesi shqipetar ka dhene nje asist dhe skuadra e tij ka arritur me ne fund fitoren e pare te sezonit, duke bere nje hap per tu larguar nga fundi i tabeles. Memelli dha asistin e golit te pare per Abdulrahman Al Shenqiti ne minute e 18' te ndeshjes. Al Faisaly fitoi me rezultatin 3-1 kunder mqive te Al Hazm. Memelli u zevendesua ne minuten e fundit nga Fahad Al Mubarak.
Me tre piket e marra Al Faisaly renditet tani ne vend te 9-te ne Ligen e Arabise Saudite. Ish trajneri i Dinamos, kroati Zlatko Dalic qe drejton arabet e Al Faisaly-t e konsideron sulmuesin korcar si nje nga lojtaret me te rendesishem te skuadres se tij.

Enea Shtrepi

komente