Azerbajxhan/ Beqiri, Agolli dhe Teli 90-minuta, Pema nuk aktivizohet
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 06 Nentor 2010 18:08   Shtyp

admir_teli_qarabaghFK Karabakh – MOIK 3–0

Te dy lojtaret e kombetares Shqipetare Teli dhe Agolli kane qene titullar ne fitoren a paster qe ekipi i tyre ka arritur ndaj MOIK me rezultatin 3-0. FK Karabakh pas javes se XII renditet ne vendin e peste me 21-pike, vetem 6-pike larg vendit te pare qe mbahet nga Neftçi.

FK Qabala - Khazar Lenkoran  1-0

Elvin Beqiri ka luajtur 90-minuta ne humbjen qe ekipi i tij ka pesuar ne trasferte me FK Qabala. Pas kesaj humbje Khazar Lenkoran renditet ne vendin e dyte me 24-pike vetem tre me pak se vendi i pare.

Simurq - Azal 0-1

Sulmuesi tiranas Eleandro Pema nuk eshte aktivizuar per asnje minute ne fitoren qe ekipi i tij arriti te marre ne trasferte me ekipin e Simurq. Azal renditet ne vendin e trete me pike te barabarta me Khazar Lenkoran me 24-pike, por ekipi i Beqirit fale golavarazhit me te mire pozicionohet ne vendin e dyte.


Klevis Bejkolli

komente