Levizjet / Advan Cakiqi, kosovari i pare ne Malta
nga AlbaniaSoccer   E shtunë, 08 Janar 2011 03:19   Shtyp
ball_goalLlapjani Advan Cakiqi eshte kosovari i pare qe do te luaj ne Malta. 24 vjeqari nga Frankfurti, qe se fundi ka luajtur per TSG Wörfdorf, ku ishte i huazuar nga FSV Frankfurt U-23, para nje muaji ka kaluar  ne ekipin e liges se dyte Malteze Senglea Athletic FC. Qellimi kryesor qe ka kaluar ne Malta eshte qe permes Maltes te behet pjese e seleksionit te Kosoves. Para 4 vitesh kur ishte anetar i FC Eschborn ne Bundesliga 3, ai ka qene ne zborr te Shpresave te Shqiperise edhe eshte pelqyer nga tranjeri Hasan Lika. Pas largimit te Likes me nuk eshte lajmeruar nga askush. Cakiqi ka fituar dy here Kupen e Hessenit dhe nje here Kupen e Mittelrhein me Germania Dattenfeld. Ai eshte djali i Karateistit te mirenjohur Pr. Enver Cakiqi dhe ka qene Kampion Evropjan dhe Boteror ne Karate per Junior. Po ashtu, e ka shok qe nga femijeria, lojtarin e VfL Bochum- Faton Toski.
Cakiqi qe ka pas oferta edhe nga klube te Superliges se Shqiperise shton: " Kam pas paragjykime per Malten. Mirepo, per kete nje muaj sa jam ketu, po kaloj shume mire dhe besoj se do mbes gjate ne Malte".

Sami Baçaj
komente