Berluskoni – Taci-t : Milani nuk shitet
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 07 Tetor 2009 13:49   Shtyp

silvio_berlusconiGrupi  i kryeministrit  Italian Silvio Berluskoni “Fininvest”, që drejton skuadrën e Milanit ka përgënjështruar në sajtin e vet në mënyrë kategorike c’do hipotezë shitje të aksioneve të A.C Milan.

“Duke parë që shumë media po spekullojnë mbi këtë argument jemi të detyruar të përgënjështrojmë  c‘do version të shitjeve të aksioneve të Milanit, qoftë totale ose të pjeshme. Presidenti  Berluskoni  është dhe do të mbetet në krye të klubit që ka fituar më shumë trofe në botë”.

Në këtë mënyrë deklaratat e bëra nga Rezart Taci në disa media kanë qenë vetëm për të bërë sensacionin e për të tërhequr vëmëndjen rreth tij, pasi me këtë deklarat  kryeministri Italian i ka kthyer një përgjigje të prerë Taci-t dhe gjithë të tjerëve që janë të interesuar për të blerë klubin që ai drejton se Milani nuk shitet.

Kel Naraci

komente