Legjionaret/ Te shtunen, derbi i shqiptareve ne Austri
nga AlbaniaSoccer   E mërkurë, 16 Mars 2011 00:04   Shtyp
hamdi_salihi_rapidKlodian Duro dhe Hamdi Salihi do perballen me njeri tjetrin ne nje ndeshje mjaft te rendesishme. Derbi i futbollisteve shqipetar qe luajne ne kampionatin austriak ka ngjallur interesim edhe nga mediat vendase. Rapidi i Vjenes do luaj kunder Lask Linz diten e shtune dhe do te kerkoje fitoren per tu afruar akoma me shume me vendin e pare Austrine e Vjenes qe ka pese pike me teper. Hamdi Salihi ne ndeshjen e pare kunder Duros kete vit ka arritur te beje poker golash. Kater here shenoi shkodrani ne ndeshjen e pare qe perfundoi me rezultatin 5-0. Kete rradhe Duro do kerkoje te lere shenje nderkohe qe bomberi i Rapidit premton gol per te vazhduar formen e shkelqyer qe po kalon ne javet e fundit. E gjitha kjo ndeshje do te jete nje sfide per tu pare dhe shijuar.

Pirro Nika
komente